TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 18:40

Katari “rrëmben” Kupën e Azisë, mposht në finale Jordaninë dhe mbron titullin kampion (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Katari “rrëmben” Kupën e Azisë, mposht në finale

Katari ia ka dalë të fitojë Kupën e Azisë, për herë të dytë radhazi. Përfaqësuesja e njohur mundi 1-3 Jordaninë në finale, në ndeshjen e luajtur në "Lusail Iconic Stadium". Protagonist absolut i këtij takimi ishte Afif, i cili realizoi tripletë. Jordanezët shënuan një gol, me anë të Al-Naimat.

Katari e filloi këtë kompeticion si skuadra kampione në fuqi, por ekipi nuk u llogarit në mesin e favoritëve për të ngritur trofeun, për shkak të rekordit negativ ndaj skuadrave më të mëdha në letër. Gjithsesi, futbolli ka surpriza, ndaj quhet loja më e bukur në botë.

Të besuarit e Tintin Markez marrin një trofe të rëndësishëm, pasi dolën në grupe në vendin e parë me 9 pikë, sakaq eliminuan më pas Irakun, Taxhikistanin dhe Korenë e Jugut.

Në krahun tjetër, duartrokitje edhe për Jordaninë. Shpirti nuk mjaftoi dhe ekipi i Amouta H. duhet të kënaqet me vendin e dytë.

 

katari jordania kupa e azisë

Lini një Përgjigje