TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 18:51

Liverpuli bën detyrën ndaj Bërnlit, përmbysje në “frymën e fundit” për Totenhemin, Broja vetëm 15 minuta në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli bën detyrën ndaj Bërnlit, përmbysje në

Liverpuli ka mposhtur 3-1 Bërnlin dhe ka marrë kryesimin e Premier Ligës duke parakaluar Mançester Sitin, por ekipi i Guardiolës ka një ndeshje për të rikuperuar.

Diogo Zhota zhbllokoi takimin e luajtur në “Anfield Road” në minutën e 31, ndërsa O’Shi barazoi për miqtë në minutën e 45, me dy ekipet që e mbyllën në paqe pjesën e parë të takimit.

Asisti për golin e parë të “Të Kuqve” u dha nga Aleksandër Arnold, me 25-vjeçarin që u bë mbrojtësi me numrin më të lartë të asisteve në historinë e Premier Ligës; plot 58 asiste.

Në minutën e 52, Luis Diaz ktheu në avantazh skuadrën e Klop para se Nunjez të fiksonte shifrat përfundimtare në 3-1

Fitore edhe për Fullhemin e Armando Brojës, që mundit 3-1 në shtëpi Bërnmuthin, me sulmuesin kuqezi që hyri në fushë në minutën e 74.

Fitore me përmbysje për Totenhemin, me “Spërsat” që mundi 2-1 në shtëpi Brajtonin. Brentfordi mundi 2-0 Ullverhemptonin në transfertë dhe Sheffild Junajtid mposhti 3-1 Lutonin.

 

liverpul totenhem fullhem premier liga

Lini një Përgjigje