
Sulmuesi shqiptar, Albion Ademi, i cili numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, me shumë gjasa do të vijojë karrierën në Superligën e Kinës.
Sipas medias suedeze “Expressen”, Ademi do të vijojë karrierën te Tianjin Jimnen Tiger. 24-vjeçari pritet ta kompletojë transferimin në Kinë për 500 mijë euro.
Vitin 2023, sulmuesi Albion Ademi e ka kaluar në elitën e futbollit të Suedisë “Allsvenskan”. Ai ishte huazuar nga skuadra e Djurgardenit te Varnamo.
Në edicionin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa realizoi tre gola dhe 3 asistime.
Lini një Përgjigje