
Reali i Madridit ka mposhtur me “poker” 4-0 në “Santiago Bernabeu” Xhironën në ndeshjen e javës së 24 të La Ligls. Një përballje direkte mes dy ekipeve të vendeve të para dhe “Los Blancos” bën detyrën duke vendosur vulën për kreun e kampionatit.
Vinisius dhe Belingam dhuruan shfaqje, braziliani me 1 gol e 2 asiste, ndërsa fenomeni anglez me 2 gola që e ngjisin atë në krye të listës së golashënuesve me 15 të tillë. Shënuesi i golit të katërt ishte braziliani tjetër Rodrigo. Me këtë 3 pikësh, mbretërorët shkojnë +5 nga Xhirona dhe +11 nga Barcelona e cila ka një ndeshje për të luajtur.
Megjithatë, dëmtimi i Belingham 2 minuta pas golit të dytë personal la një shije të hidhur në kampin madrilen. Mesfushori u zëvëndësua më pas nga Diaz dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse shqetësimi është real apo jo.
Lini një Përgjigje