
Interi ka mundur 4-2 Romën në "Olimpico" në javën e 24 të Serisë A dhe tani kryeson renditjen me shtatë pikë avantazh ndaj Juventusit, që luan të hënën kundër Udinezes, por zikaltrit kanë një ndeshje për të rikuperuar.
Mjaftuan 17 minuta lojë që ndeshja të zhbllokohej. Ishin zikaltrit që goditën të parët me një gol me kokë të Açerbit, i cili shfrytëzoi më së miri “asistin” e marrë nga Lukaku.
Festa e zikaltërve u vonua për shkak të ndërhyrjes së VAR-it për një pozicioni të dyshimtë jashtë loje, por goli ishte i rregullt.
Gëzimi i miqve zgjati shumë pak, me Romën që u kundërpërgjigj pothuajse menjëherë duke barazuar rezultatin me Mançinin në minutën e 28.
Befasia për milanezët erdhi në minuën e 44, kur El Sharaui përmbysi rezultatin duke realizuar golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë.
Pjesa e dytë filloi me gol, me zikaltrit që barazuan me Turam në minutën e 49 dhe më pas kaluanr në avantazh 3-2 pas një autogoli të blerjes më të re të Romës, Anxhelino.
Romelu Lukaku pati një rast të artë në minutën e 72, duke dalë i vetëm përballë portierit Somer, por gaboi në kontrollin e topit dhe u ndal lehtësisht nga zvicerani i zikaltërve.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 93, zikaltrit gjetën edhe golin e katërt me Bastonin.
Interi mban vendin e parë kuotën e 60 pikëve, 7 pikë larg ndjekësit më të afërt. Në krahun tjetër, Roma e vendit të pestë zbret me këmbë në tokë, pas disa fitoreve radhazi që kur erdhi De Rosi.
Lini një Përgjigje