TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 20:56

Leverkuseni “bën ligjin” në Bundesligë, i jep Bajernit ‘3 aspirina’ dhe arratiset në krye të kampionatit gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni “bën ligjin” në Bundesligë, i jep

Leverkuseni ka hedhur zyrtarisht kandidaturën për titullin kampion në Bundesligë.

Ekipi i drejtuar nga Çabi Alonso triumfoi 3-0 ndaj Bajernit të Mynihut, në sfidën e javës së 21 të kampionatit gjerman.

Në pjesën e parë realizoi një futbollist që i njeh mirë kampionët e Gjermanisë. Stanisiç ndëshkoi ish-skuadrën e tij, për t’i dhënë epërsinë ekipit në pjesën e parë.

Goli i Grimaldos në pjesën e dytë e ktheu në mision të pamundur marrjen e pikëve për Bavarezët në këtë takim. Edhe pse mysafirët ushtruan presion konstant, e patën të vështirë të çanin murin e kundërshtarit. Në fund Frimpong thelloi shifrat me një gol nga larg.

“Aspirinat” kryesojnë me 55 pikë, duke lënë mbrapa Bajernin e Tomas Tuhel me 5 pikë më pak.

 

bajer leverkusen bajerni i mynihut bundesliga

Lini një Përgjigje