TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 15:54

Rei Manaj “vrasës” edhe nga goditja e dënimit, sulmuesi kuqezi i pandalshëm në kampionatin turk (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj “vrasës” edhe nga goditja e dënimit, sulmuesi

Rei Manaj vazhdon të shënojë me një rregullsi të admirueshme në kampionatin turk dhe me golat e tij është kthyer në idhullin e tifozëve të Sivasporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e tij të 12 në këtë edicion, duke i dhënë një mesazh të qartë trajnerit Silvinjo se po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë. 

Goli i sotëm në ndeshjen ndaj Rizesporit ishte spektakolar. Në minutën e 29 të ndeshjes, Manaj mori përsipër të ekzekutonte një goditje dënimi nga një distancë prej më shumë se 20 metrash. 

Goditja e sulmuesit ishte e jashtëzakonshme duke u ndalur poshtë trekëndëshit të portës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe për të ndezur edhe më shumë entuziazmin në tribunat e stadiumit ku brenda pak muajsh është kthyer në idhull për tifozerinë vendase. 

rei manaj ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje