
Në sallën e legjendave te boksit profesionist “York Hall” në Londër, mbrëmjen e sotme u zhvillua ndeshja e boksit për titullin IBO Mesdhetar mes kampionit shqiptar Jurgen Uldedaj dhe Frenk Mendit.
Një ndeshje me dhjetë raunde, të cilën në fund boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar me pikë.
Kjo ishte fitorja e 16 në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.
Flamuj kuqezi dhe festë shqiptare në Londër, atje ku të gjithë kanë mbetur të kënaqur me këtë sukses të Jurgen Uldedës.
Lini një Përgjigje