
Talenti shqiptar i Kosovës, Art Smakaj ishte protagonist ditën e sotme në derbi ndaj Dinamos së Zagrebit, duke dhuruar një asist fantastik në minutën e 18 për talentin Krivak, i cili nuk fali duke kaluar në avantazh Lokomotivën e Zagrebit, në supersfidën që u mbyll në barazim 2-2.
Të katërt golat u shënuan në pjesën e parë, Krivak dhe Cop shënuan për Lokomotivën e Zagrebit ndërkohë që Petkoviç realizoi dopietë për Dinamon në minutat 40 dhe 45+8.
Titullarë në këtë përballje ishin edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë Mersinaj dhe Hoxha. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke qenë i pakalueshëm.
Fabijan Krivak ????????(2005) opened the scoring with his first ever topflight goal!!!
— Football Report (@FootballReprt) February 10, 2024
Art Smakaj ????????????????(2003) with a brilliant assist!!!
????️ @TheCroatianLadpic.twitter.com/Fk3EAGBqBf
Lini një Përgjigje