TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 18:30

Kthehet Muriqi i vërtetë, i jep fitoren Majorkës në “frymën e fundit” ndaj Vajekanos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kthehet Muriqi i vërtetë, i jep fitoren Majorkës në

Vedat Muriqi është kthyer në hero për skuadrën e tij Majorkën në Spanjë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e fitores për “Piratët”, që mposhtën 2-1 Rayo Vajekanon. 

Ndeshja e vlefshme për javën e 24 të La Ligë ishte 1-1, para se të vinte minuta e 91. Më pas ishte radha e Muriqit për të thënë fjalën e tij. 

Goli me shijen e 3 pikëve ishte shumë i rëndësishëm për Majorkën. Ata po luftojnë për mbijetesën dhe aktualisht mbajnë vendin e 15. Ky është goli i pestë për Muriqin në kampionatin spanjoll, ku disa ndeshje ka munguar për shkak dëmtimi. 

vedat muriqi majorka rajo vajekano

Lini një Përgjigje