TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 19:10

Bejzade debuton me barazim tek Erzeni, bardheblutë zhgënjejnë para derbit, Kukësi “ngrin” në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Bejzade debuton me barazim tek Erzeni, bardheblutë zhgënjejnë

Tirana dhe Erzeni nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen e Superligës, të mbajtur në “Air Albania”. Agim Zeka dërgoi skuadrën nga Shijaku në avantazh në minutën e 74, me një gol fantastik.

Barazimi erdhi vetëm pak minuta më pas, me anë të Kristal Abazaj. Kështu, trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade debuton në pankinë me një barazim.

Skuadra renditet në vendin e tetë me 23 pikë. Tirana e vendit të katërt ka 34 pikë. 

Skënderbeu ka triumfuar 1-0 ndaj Kukësit, falë një goli të Rashicës në minutën e gjashtë. Korçarët renditen në vendin e shtatë me 28 pikë, ndërsa verilindorët mbyllin klasifikimin me 19 pikë. 
  

tirana erzeni skënderbeu kukësi abissnet superiore

Lini një Përgjigje