TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 19:41

Disfatë e hidhur e Aston Vilës në shtëpi, Mek Tomeni nderon Mançester Juanjtid 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt

Shkruar nga Pamfleti

Disfatë e hidhur e Aston Vilës në shtëpi, Mek Tomeni nderon

Mançester Junajtid ka mposhtur me rezultatin 1-2 Aston Vilën në “Villa Park”, në ndeshjen e kampionatit. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Hojlund u gjend mrekullisht para portierit, duke realizuar golin e avantazhit.

Në Birmingham, vendasit ushtruan presion konstant, por nuk ia dolën dot të shkonin në dhomat e zhveshjes me barazim. 

Edhe në pjesën edytë pati të njëjtin ritëm, të besuarit e Emeri u shpërblyen për lojën e bërë, pasi shënuan me Dagllas Luiz në minutën e 67. “Djajtë e Kuq” treguan karakter dhe 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt festuan pas golit të Mek Tomeni. Mançester Junajtid ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Aston Vila e vendit të pestë ka 46 pikë. 

mançester junajtid aston vila premier liga

Lini një Përgjigje