TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 20:49

Dy futbollistët e Skënderbeut dhe Kukësit përfundojnë në spital, kushtet atmosferike të Korçës bëhen problem

Shkruar nga Pamfleti

Dy futbollistët e Skënderbeut dhe Kukësit përfundojnë

Pjesa më e madhe e ndeshjes Skënderbeu-Kukësi, e zhvilluar pasditen e sotme në Korçë, u luajt në pjesën më të madhe në një mot të keq me rrebesh shiu dhe erë të fortë. 

Futbollistët mezi po prisnin përfundimin e ndeshjes për t’iu drejtuar me vrap dhomave të zhveshjes. Ndërkohë, një lojtar i Skënderbeut dhe një i Kukësit kanë shfaqur probleme shëndetësore. 

Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshi i Kukësit. Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes. 

Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korçës, ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit. 
 

futbollistët e skënderbeut randi dumfur kleandro lleshi

Lini një Përgjigje