TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 21:37

Pas Rei Manajt një tjetër shqiptar realizon në Superligën turke, 27-vjeçari gjen rrjetën me një goditje potente (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pas Rei Manajt një tjetër shqiptar realizon në Superligën

Një tjetër shqiptar ka shënuar sot në Superligën turke pas Rei Manajt, i cili i dhuroi Sivassporit fitoren falë një kryevepre nga goditja e dënimit. 

Florian Loshaj zhbllokoi takimin Istanbulspor-Gaziantep. Ishte minuta e shtatë kur mesfushori i Kosovës kaloi vendasit në avantazh. 

27-vjeçari nga Drenica shfrytëzoi në maksimum një asist të Sambisas dhe tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente. 

Ky është goli i dytë sezonal në kampionatin turk për Loshajn, autor i 22 ndeshjeve me përfaqësuesen e Kosovës. 

florian loshaj futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje