TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 22:55

Fitore me shpresa titulli për Milanin, kuqezinjtë zhytin kampionët e Italisë jashtë zonës europiane

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me shpresa titulli për Milanin, kuqezinjtë zhytin

Milan fiton 1-0 ndaj Napolit, në supersfidën e Serisë A. Kuqezinjtë kontrolluan lojën në pjesën e parë, duke goditur 3 herë portën e kundërshtarit. Kampionët e Italisë e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre, pasi nuk gjuajtën asnjëherë në portën e mbrojtur nga Maignan.

Për të ardhur te goli, disa kombinime të bukura të skuadrës së Piolit u finalizuan me sukses. Leao dhuroi një asist perfekt për Teo Hernandez, i cili nuk fali përballë Golinit.

Milani pretendoi penallti në fillimin e pjesës së dytë pas një rrëzimi në zonë. Nuk ishte i këtij mendimi arbitri Doveri, i cili bëri me shenjë që loja të vijonte. Asnjë ndryshim rezultatin deri në fund, pavarësisht rasteve dhe 5 minutave shtesë.

Pas kësaj fitore, Milani mbetet në vendin e tretë në kuotën e 52 pikëve, 8 më pak se Interi kryesues. Në krahun tjetër, Napoli renditet i nënti në tabelë, me vetëm 35 pikë të grumbulluara pas 24 javësh.

milan napoli seria a

Lini një Përgjigje