TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 16:33

Vllaznia ndryshon logo, skuadra ka një thirrje për të gjithë sportdashësit shkodranë në 105-vjetorin e themelimit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia ndryshon logo, skuadra ka një thirrje për të gjithë

Dita e sotme është një ditë e veçantë për Vllazninë dhe për të gjithë shkodranët. Klubi feston 105- vjetorin e themelimit dhe për këtë kanë vendosur të ndryshojnë edhe logon.

Jo vetëm kaq, pasi klubi ka edhe një thirrje për të gjithë tifozët dhe sportdashësit shkodranë që logon e Vllaznisë të 105-vjetorit të themelimit ta vendosin në foto profile në rrjetet sociale të tyre.

Sot po prezantojmë logon zyrtare të 105-vjetorit të themelimit të këtij emri të madh të futbollit shqiptar. Një logo që do të na shoqërojë gjithë javën në kuadrin e festimeve të këtij përvjetori të klubit më të vjetër në Shqipëri.

Ftojmë të gjithë pjestarët e klubit tonë, tifozë, sportdashës e dashamirës të Vllaznisë, ta vendosin këtë logo në profilin e tyre.

Ditëlindja e Vllaznisë e meriton gjithmonë të festohet ashtu si duhet!”, ka shkruar klubi shkodran.

Kujtojmë se Vllaznia është padiksutim skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët prej javësh nuk njohin humbje, teksa aktualisht ndodhen në “Final – Four” me pikë të barabarta me Tiranën dhe vetëm 3 pikë larg Partizanit të vendit të dytë.

vllaznia skuadra shkodrane

Lini një Përgjigje