TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 16:10

Vrau të dashurën, dënohet me burgim të përjetshëm ish-futbollisti italian

Shkruar nga Pamfleti

Vrau të dashurën, dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-futbollisti italian, Xhovani Padovani, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-së dashurës së tij, Alesandra Mateuci.

Gjykata e Bolonjës e ka shpallur fajtor Padovanin për ngjarjen e ndodhur më 23 gusht të vitit 2022 pranë shtëpisë së ish-çiftit.

Gjyqtari i çështjes, Domeniko Paskuarielo, e ka marrë vendimin pas vetëm dy orësh, pavarësisht përpjekjeve të ish-futbollistit dhe modelit për të justifikuar krimin.

Lojtari i atëhershëm i Sankataldese në Serinë D e plagosi gruan duke e shkelmuar, grushtuar dhe goditur me një çekiç, pastaj me një shkop bejsbolli dhe në fund me një stol që e mori nga një kopsht aty pranë.

xhavani padovani ish-futbollisti italian

Lini një Përgjigje