
Skuadra e Ferrarit, ka prezantuar sot makinën SF-24, me të cilën dy pilotët e saj Sharls Lëklerk dhe Karlos Sainz, do të garojnë këtë sezon. Një prezantim i shkurtër në rrjetet sociale ka mjaftuar për të zbuluar njëvendëshen italiane.
“Kokëkuqja” ka shumë pretendime këtë sezon, një makinë që ka disa ndryshime të rëndësishme, që pritet t’i japë të paktën gjysmë sekondi avantazh krahasuar me vitin e kaluar.
Të mërkurën, makina do të kryejë disa teste paraprake, që do të vijnë në “filming day”, dita kur skuadrat shfrytëzojnë 100 km e lejuara për publicitet. Kjo është makina e tretë e kësaj gjenerate, nga e cila pritet shumë, për të konkurruar denjësisht me rivalët e Red Bull.
Ky do jetë sezoni i fundit pas këtër të tillëve që këta dy pilotë garojnë së bashku, pasi spanjolli do largohet për t’i lënë vendin Luis Hamilton. Sakaq me makinën SF-24 Ferrari synon të rikthehet si kampion bote në Formula 1 pas 17 vitesh mungesë. Sezoni i ri do të nisë si gjithmonë në Bahrein më 2 mars.
The moment you’ve all been waiting for…
— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) February 13, 2024
The SF-24 is here!! ❤️???? pic.twitter.com/KVEcU5929j
Lini një Përgjigje