TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 19:03

Liga e Konferencës ngre të enjten siparin, Enea Jorgji arbitri kryesor për ndeshjen e “play off-it”

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës ngre të enjten siparin, Enea Jorgji arbitri kryesor

Enea Jorgji është caktuar përsëri nga UEFA që të drejtojë në kompeticionet ndërkombëtare, duke qenë tashmë kryesor në një ndeshje të play-off në Ligën e Konferencës.

Gjyqtari i Superiores, pasi drejtoi edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve gjatë këtij edicioni, është kthyer në një emër të zakonshëm në turnetë e rëndësishëm ndërkombëtare dhe UEFA i ka besuar kësisoj një tjetër ndeshje.

Ai është caktuar të drejtojë sfidën play-off që luhet këtë të enjte në Norvegji mes Molde vendase dhe polakëve të Lexhias së Varshavës. Asistentë të Jorgjit janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si vijërojtës, ndërsa Eldorjan Hamiti është caktuar si gjyqtar i katërt.

Ndërkaq, asistentët në sallën e VAR do të jenë italianë, pasi gjyqtari kryesor do të jetë italiani Luka Paireto, me asistent të tij Mikael Fabrin.

 

enea jorgji arbitri shqiptar liga e konferencës

Lini një Përgjigje