TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 22:10

Refuzoi oferta nga Turqia dhe Zvicra, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare mbetet në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Refuzoi oferta nga Turqia dhe Zvicra, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare

Ish-mesfushori i Kombëtares kuqezi, Emanuele Ndoj do të jetë pjesë e Katanias në Serinë C italiane për pjesën e mbetur të sezonit.

Futbollisti do të nënshkruajë një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Ai vjen si lojtar i lirë te klubi italian, ndërsa pjesën e parë të sezonit luajti me Breshian në Serinë B. Ai bëri 28 paraqitje me këta të fundit duke shënuar 2 gola.

Rikujtojmë që Ndoj pati oferta të rëndësishme nga liga turke dhe zvicerane, por preferoi të ishte pjesë e Katanias.

 

emanuele ndoj ish-mesfushori i kombëtares shqiptare katania

Lini një Përgjigje