TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 21:44

Kush do ta fitojë Champions League? Parashikimet e “OPTA” nxjerrin Sitin favorit, Interi në podium

Shkruar nga Pamfleti

Kush do ta fitojë Champions League? Parashikimet e “OPTA”

Në ditën e nisjes së fazës së 16, Opta dha parashikimet e saj në lidhje me ecurinë e raundeve në finale dhe, në përgjithësi, fituesin e Champions League 2023-2024. Favoriti i madh është Mançester Siti, skuadra kampione në fuqi. Pep Guardiola ka mbi 50% shanse për të shkuar në finale dhe 32% për të përsëritur suksesin në Stamboll dymbëdhjetë muaj pas fitores ndaj Interit.

Pas Sitit është Reali i Madridit i Ançelotit, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar. Më pas, në shkallën më të ulët të podiumit, Interi i Simone Inzagit që është përpara Bajernit, Arsenalit, PSG-së dhe Barcelonës.

Në fund të renditjes janë dy italianët e tjerë. Për ‘Opta’, vetëm Kopenhageni ka më pak shanse se Lacio dhe Napoli për të fituar Ligën e Kampionëve. Këtu janë të gjitha parashikimet.

Ndeshjet e para të fazës së 16-të

E martë 13 shkurt

Kopenhagen – Mançester Siti

Lajpcig – Real Madrid

E mërkurë 14 shkurt

Lacio – Bajern Mynih

PSG – Real Sociedad

E martë 20 shkurt

Inter – Atletiko Madrid

PSV Eindhoven – Borusia Dortmund

E mërkurë 21 shkurt

Porto – Arsenal

Napoli – Barcelona

Kush do ta fitojë Champions League? Parashikimet e “OPTA”

 

mançester siti inter champions league

Lini një Përgjigje