TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shkurt 2024, 16:11

Rei Manaj zgjidhet në formacionin më të mirë të javës, klubi turk kërkon 10 mln euro për ta lënë të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj zgjidhet në formacionin më të mirë të

Në këtë sezon futbollistik, Rei Manaj po kalon formën e jetës. Sulmuesi shqiptar po bën paraqitje fantastike me fanelën e Sivasporit në elitën e futbollit turk. Në 24 ndeshje të luajtura deri më tani mes Superligës dhe Kupës së Turqisë, Manaj ka shënuar plot 16 gola, duke e bërë pikën kyçe të Sivasporit.

Duke parë performancat e tij të shkëlqyera, e ardhmja e 26-vjeçarit nga Lushnja pritet që në verë të jetë larg ekipit turk. Por këta të fundit nuk do ta lënë të lirë për një shumë të vogël. Kujtojmë që vlera e Manaj në “Transfermarkt”, është 1.4 milionë euro, ndërsa klubi turk kërkon plot 10 milionë euro për ta lënë Manajn të lirë.

Një klauzolë e shumfishuar kjo, që tregon se Sivaspori e ka ndarë mendjen për ta bërë lushnjarin shitjen më të shtrenjtë të historisë.

Manaj është zgjedhur edhe në fomacionin e javësm, pasi ishte protagonist edhe në fitoren e fundit të Sivasporit ndaj Rizespit. Me golin e tij i siguroi 3 pikë skuadrës. Manaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Sivaspor.

Aktualisht shqiptari është aktivizuar në 24 ndeshje, ndërsa ka shënuar 16 gola, 12 në Superligë dhe 4 në Kupën e Turqisë.

 

 

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqip sivaspor

Lini një Përgjigje