
Ish-sulmuesi i Ajaksit dhe Holandës, Kuinci Promes është dënuar me 6-vite heqje lirie, me akuzat për trafik droge.
Futbollisti 32-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Spartakut të Moskës në Rusi, ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do të apelojë vendimin.
Sipas mediave, prokuroria e Amsterdamit kishte mbledhur prova të mjaftueshme që konfirmojnë përfshirjen e sulmuesit holandez në trafikimin e më shumë se një ton kokaine nga porti belg i Antverpit drejt Holandës.
32-vjeçari nuk ishte prezent në gjykatë për të dëgjuar dënimin e tij. Përpjekjet e mëparshme për ta ekstraduar atë nga Moska në Amsterdam kanë dështuar. Marrëveshja midis Holandës dhe Rusisë për ta ekstarduar futbollistin nuk është arritur dhe Promes mund t’i shpëtojë dënimit për shkak se mund të pajiset me pasaportën ruse.
Prokurorët kërkuan një dënim prej 9-vitesh heqje lirie, por gjykata vendosi ta ulë dënimin në 6-vite duke e parë shumë të ashpër vendimin e Prokurorisë.
Ai numëron 50 ndeshje me fanelën e Holandës dhe 7 gola të shënuar në periudhën 2014-2021, pasi që atëherë nuk është grumbulluar më.
Lini një Përgjigje