
Shqipëria zyrtarizon ndeshjen e fundit të mbetur, sa i përket miqësoreve përgatitore për “EURO 2024” që do të nis më 14 qershor në Gjermani.
Kuqezinjtë do të luajnë me Kilin më 22 mars në orën 20:45 në Parma në stadiumin “Ennio Tardini” .
Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë Kupën e Amerikës dhe ka marrë pjesë në disa finale të kampionatit Botëror të futbollit.

Ndërkohë skuadra jonë kombëtare do të luajë në 25 mars në Stokholm përballë Suedisë ndeshjen e fundit përpara fillimit të grumbullimit 10 ditor që do të zhvillojë me shumë mundësi në Austri dhe nga atje me bazën kuqezi të Dortmundit.
Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena”, në orën 19:00.
Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes Shqipërisë dhe Suedisë, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore.
Lini një Përgjigje