TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 19:47

Asllani gati për sezonin e ri, kryen stërvitjen e parë sezonale me zikaltërit: U riktheva, përshëndetje interistë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Asllani gati për sezonin e ri, kryen stërvitjen e parë sezonale

Pasi mbylli aventurën me Kombëtaren shqiptare “EURO 2024“, Kristjan Asllani përfundoi dhe pushimet. Me të përfunduar pushimet, mesfushori i kombëtares shqiptare është rikthyer në bazë, duke u bashkur me pjesën tjetër të grupit tek Interi.

Është vetë klubi italian që me anë të një video dhe foto ka bërë të ditur që mesfushori kuqezi është rikthyer në bazë. 22-vjeçari shihet në super formë dhe me një “look” të ri, teksa nuk mungon as përshëndetja për tifozët e Interit.

U riktheva, përshëndetje interistë”, ishin fjalët e para të Asllanit pas rikthimit me ekipin zikaltër. Tashmë pritet që 22-vjeçari të punojë fort, për të bindur Inzagin për një fanelë titullari për sezonin e ri. Gjithashtu, mesfushori i Kombëtares është parë teksa vrapon në pistë krah polakut të sapotransferuar tek Interi, Pioter Zielinski.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inter (@inter)

kristjan asllani mesfushori i kombëtares shqiptare inter

Lini një Përgjigje