TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 17:07

Odise Roshi ndan rrugët me skuadrën turke pas 2 vitesh, mesfushori nis zyrtarisht kërkimin për një ekip tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Odise Roshi ndan rrugët me skuadrën turke pas 2 vitesh, mesfushori nis

Odise Roshi ka vendosur që të mos vazhdojë më te Sakarjaspor, në kategorinë e dytë turke. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, pas dy viteve me këtë klub, ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e tij.

Marrëveshja e tij me klubin ishte mbyllur me sezonin e kaluar, por palët ishin ulur në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar rinovimin. Me sa duket, nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe kësisoj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Roshi bëri të qartë se nuk do të ishte më pjesë e Sakarjaspor.

Dy vitet që kalova te Sakarjaspor janë të mbushura me kujtime jashtëzakonisht të bukura.

Gjatë kësaj periudhe, unë kisha mundësinë të njihesha me njerëz të këndshëm.

Së pari, do të dëshiroja të falënderoja drejtuesit e Sakarjaspor, shokët e skuadrës, të gjithë punonjësit e klubit të cilët janë gjithmonë me ne, nga përkthyesit te masazhatorët apo magazinierët.

Unë do të dëshiroja të shprehja një falënderim special për tifozët tanë të mrekullueshëm”, shkruante Roshi në postimin e tij të lamtumirës ndaj klubit turk.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Odise Roshi (@roshiodise)

odise roshi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje