TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 16:44

Ofertë zyrtare në tavolinën e koreanëve, skuadra turke interesohet për Jasir Asanin

Shkruar nga Pamfleti

Ofertë zyrtare në tavolinën e koreanëve, skuadra turke

E ardhmja e sulmuesit të kombëtares tonë, Jasir Asani vijon të mbetet e “turbullt”. Nëse deri pak ditë më parë u përfol se numri 9 e kishte mbyllur marrëveshjen me klubin spanjoll të Las Palmas, orët e fundit nga mediat turke flitet se për Asanin ka një interesim edhe nga klubi turk i Hatajaspor.

Lajmi i mirë ditën e djeshme ishte fakti që Jasir Asani u kthye të luajë për klubin e tij, Guangju në Korenë e Jugut, në sfidën çerekfinale të Kupës, e fituar 3-2 nga skuadra e Guangju. Asani nuk kishte luajtur një ndeshje si titullar me klubin e tij në Korenë e Jugut që prej 4 Dhjetorit të vitit të shkuar. Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë do vendosë klubi nga Korea. Kujtojmë se kontrata atje përfundon në fundin e këtij viti.

Asani nuk ka kaluar periudhë të mirë prej rreth 1 viti. Kjo për shkak se klubi i Guangju vendosi ta ulë në stol sulmuesin shqiptar, pasi nuk pranoi rinovimin. Palët duket se po shkojnë drejt një marrëveshje. Elita e futbollit turk do të priste një futbollist me shumë kualitet si Asani, por në krahun tjetër edhe për të mund të ishte një lëvizje e duhur, që jo vetëm do ta rikthente në Evropë, por do t’i jepte edhe më shumë minuta lojë në dispozicion.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare hatajaspor

Lini një Përgjigje