TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 00:05

Egnatia nuk ia del të bëjë historinë, rrogozhinasit eliminohen nga Champions që në turin e parë, por kënaqen me Ligën e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia nuk ia del të bëjë historinë, rrogozhinasit

Egnatia nuk ia del të bëjë historinë. Skuadra rrogozhinase është eliminuar që në turin e parë të Champions League, por do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e luajtur në "Elbasan Arena" pëfundoi me fitoren e Egnatias me rezultatin 2-1, por kjo nuk u mjaftoi vendasve, pasi ndeshja e parë mes rrogozhinasve dhe Borac Banja Luka kishte përfunduar me fitoren e boshnjakëve me rezulatin 0-1 dhe bëri që sfida të shkonte te penalltitë.

Takimi u ndërpre në minutën e 12 për shkak të koreve raciste në tribuna, ndërsa 2 minuta më vonë gjyqtari Mareska rifllioi ndeshjen, teksa në altoporlant tifozët u paralajmëruan se në rast të thirrjeve me sfond nacionalist apo racist, ndeshja do të pezullohej.


Rrogozhinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16, pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu, i cili dërgoi topin në rrjetë me gjuajtjen e tij. 



Në minutën e 30, skuadra boshnjake u kundërpërgjigj, duke barazuar shifrat. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ishte e pafat, teksa pësoi gol nga hiçi! Topi nga qendra e mesfushës shkoi te Lukiç i cili shmangu tre lojtarë dhe falë një gjuajtje të devijuar gjeti rrugën e rrjetës. 



Në minutën e 40, pas një goditje këndi, rrogozhinasit paten mundësinë të realizonin golin e barazimit pas një devijimi para portierit, por Herera largoi topin nga vija fatale. 


Në minutën e 60, Lushkja lëshoi një predhë nga distanca, por e djathta e tij përfundoi jashtë ngjitur me shtyllën. 

Në minutën e 82, Egnatia gjeti edhe golin që i mbajti gjallë kualifikimin historik. Aleksi në krahun e djathtë bëri një aksion spektakolar dhe pasoi për Xhoel i cili shtyu topin në rrjetë. 

Egnatia do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës. Në turin e dytë të këtij kompeticioni, rrogozhinasit do të ndeshen me skuadrën islandeze të Vikingur Rejkjavik. 
  

egnatia borac banja luka champions league

Lini një Përgjigje