
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së raundit të parë të Champions League mes Egnatias dhe Borac Banja Luka.
Sfida që po luhet në “Elbasan Arena“ është mbyllur në barazim 1-1.
Rrogozhinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16, pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu, i cili dërgoi topin në rrjetë me gjuajtjen e tij.
Në minutën e 30, skuadra boshnjake u kundërpërgjigj, duke barazuar shifrat. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ishte e pafat, teksa pësoi gol nga hiçi! Topi nga qendra e mesfushës shkoi te Lukiç i cili shmangu tre lojtarë dhe falë një gjuajtje të devijuar gjeti rrugën e rrjetës.
Në minutën e 40, pas një goditje këndi, rrogozhinasit paten mundësinë të realizonin golin e barazimit pas një devijimi para portierit, por Herera largoi topin nga vija fatale.
Egnatia kërkon të shkruajë historinë, për të siguruar për herë të parë kalimin në raundin e dytë të Champions League.
Po ashtu do të kërkojnë edhe hakmarrjen, pasi tifozët boshnjakë nuk reshtën thirrjet antishqiptare, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Kjo është arsyeja pse UEFA e cilëson ndeshjen e kthimit si të rrezikshmërisë së lartë dhe ka vendosur një gjyqtar ekspert si italiani Mareska.
Për skuadrën e drejtuar nga Tetova ka dy mungesa të sigurta sot, pasi Zejnullai dhe Ndreca u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Lini një Përgjigje