TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Korrik 2024, 21:18

Zhbllokohet ndeshja e Champions League, Egnatia kalon në avantazh dhe mban gjallë ëndrrën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet ndeshja e Champions League, Egnatia kalon në avantazh dhe mban

Zhbllokohet ndeshja e kthimit në Champions League, Egnatia kalon në avantazh përballë Borac Banja Luka.

Rrogozhinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16, pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu, i cili dërgoi topin në rrjetë me gjuajtjen e tij.


Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kërkon të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, pasi janë mundur me rezultatin minimal 0-1.

Po ashtu do të kërkojnë edhe hakmarrjen, pasi tifozët boshnjakë nuk reshtën thirrjet antishqiptare, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes. 

Kjo është arsyeja pse UEFA e cilëson ndeshjen e kthimit si të rrezikshmërisë së lartë dhe ka vendosur një gjyqtar ekspert si italiani Mareska.

Për skuadrën e drejtuar nga Tetova ka dy mungesa të sigurta sot, pasi Zejnullai dhe Ndreca u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e parë.

egnatia borac banja luka champions league

Lini një Përgjigje