
Enzo Fernandez po i bëhet gjyq publik, pas videos skandaloze ku shfaqte racizëm ndaj lojtarëve të Francës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja e ka hequr shokun e skuadrës te Çelsi nga rrjeti social “Instagram”.
Të njëjtin veprim e kanë bërë dhe 9 lojtarë të tjerë të Bluve të Londrës, ku 7 prej tyre janë me shtetësi franceze. Bëhet fjalë për Uesli Fofana, Badiashil, Disai, Gusto, Nkunku, Ugoçuku, Sarr, David Datro dhe Lavia e kanë hequr po ashtu Enzo Fernandez.
Kujtojmë se ky i fundit po feston fitoren e Kupës së Amerikës me shokët e kombëtares tek Argjentina, kur nisi të këndojë kore tallëse për lojtarët e Francës me origjinë afrikane. Në vazhdim pritet të ketë sanksione për të, ndërsa ka kërkuar falje për atë çfarë ndodhi.
Lini një Përgjigje