
Armando Sadiku pritet të transferohet në skuadrën indiane FC Goa. Lajmi është bërë publik nga gazetari Markus Mergulhao, i cili ka raportuar se kalimi i tij mund të përfundojë brenda dy ditëve në vijim.
Meqenëse lojtari ka një marrëveshje me Goa, gjithçka që mbetet për t’u zgjidhur është një ndërprerje reciproke e kontratës së tij me skaudrën Mohun Bagan. Shqiptari ka edhe një vit të mbetur nga marrëveshja, shkruajnë mediat vendase.
Sezonin e kaluar, 33-vjeçari shënoi tetë gola dhe dha një asist në 21 ndeshje të Superligës Indiane. Ai gjithashtu shënoi një gol të rëndësishëm në Kupën Durand, duke ndihmuar ekipin të fitojë trofeun.
Tifozët kanë qenë të ndarë në mendimet e tyre për Armando Sadikun, megjithatë, me shumë duan që ai të largohet pavarësisht performancës së tij sezonin e kaluar.
It’s Sadiku time..! ????????????
— FC Goa Fan Club (@fcgoafanclub) July 16, 2024
@fcgoaofficial have agreed personal terms with Albanian Striker @armandosadiku_10
Final paperwork with Mohun Bagan awaited for completion of this transfer.
Full report on TOI
Via @marcusmergulhao #FCGoaFanClub #FCGoa #ForcaGoa pic.twitter.com/zgNLFn7kAa
Lini një Përgjigje