TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Korrik 2024, 19:49

Një tjetër skuadër shqiptare i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve, Struga pret kundërshtar më të lehtë në Konferencë Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër skuadër shqiptare i jep lamtumirën Ligës

Pas Ballkanit dhe Deçiçit, edhe Struga i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve duke u eliminuar që në turin e parë të turneut. Për skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, eliminimi ishte më i pritshëm, pasi përballë kishte një ekip me pretendime si Sllovan Bratislava, me futbollistë të cilët kishin luajtur në Europian deri pak ditë më parë.

Pas humbjes 4-2 në transfertë në ndeshjen e parë, shpresat ishin minimale për Strugën e drejtuar nga Qatip Osmani dhe për fat të keq çdo gjë u mbyll shpejt në këtë ndeshje të dytë. Vladimir Vais shënoi golin e avantazhit për ekipin mik në minutën e 9, ndërsa në minutën e 34 ishte autogoli i Ristevskit që dyfishoi shifrat.

Struga ia doli që të shënonte në minutën e 85 me Kompaore, por ai ishte vetëm goli i flamurit, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 2-1 për miqtë dhe dekretoi eliminimin e kësaj skuadre nga Liga e Kampioneve, për të vazhduar rrugëtimin në Ligën e Konferencës.

Struga do të përballet me Pyunik Jerevan në turin e dytë të Conference League. Të dyja skuadrat u eleminuan në Champions, respektivisht nga Slovan Bratislava dhe Dinamo Minsk.

Kampionët e Armenisë janë kundërshtar më i lehtë për Strugën se Slovan Bratislava. Kështu shpresa qëndron, që Qatip Osmani dhe të tijët ta vazhdojnë rrugëtimin në Europë.

 

struga skuadra maqedonase liga e kampioneve

Lini një Përgjigje