TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Korrik 2024, 22:35

“Luftojmë për shqiptarinë“, tifozët e Egnatias i kundërpërgjigjen me flamuj kuqezi fyerjeve raciste të boshnjakëve (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Luftojmë për shqiptarinë“, tifozët e Egnatias i

Edhe pse pjesëmarrja nuk është shumë e lartë, tifozët e Egnatias, të pranishëm në “Elbasan Arena”, vendosën t’i kundërpërgjigjeshin racizmit të boshnjakëve të Banja Lukës në ndeshjen e parë me flamuj kuqezinj, teksa, para fillimit të ndeshjes, ishin afro 100 flamuj të Shqipërisë që u shpalosën nga tifozët rrogozhinas. 

Nuk mungoi as një banderolë ku shkruhej: “Luftojmë për shqiptarinë” .

“Luftojmë për shqiptarinë“, tifozët e Egnatias i

Pjesa e parë e sfidës që po luhet në “Elbasan Arena“ është mbyllur në barazim 1-1.

Rrogozhinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16, pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu, i cili dërgoi topin në rrjetë me gjuajtjen e tij.

Në minutën e 30, skuadra boshnjake u kundërpërgjigj, duke barazuar shifrat. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ishte e pafat, teksa pësoi gol nga hiçi! Topi nga qendra e mesfushës shkoi te Lukiç i cili shmangu tre lojtarë dhe falë një gjuajtje të devijuar gjeti rrugën e rrjetës.

Në minutën e 40, pas një goditje këndi, rrogozhinasit paten mundësinë të realizonin golin e barazimit pas një devijimi para portierit, por Herera largoi topin nga vija fatale.

Egnatia kërkon të shkruajë historinë, për të siguruar për herë të parë kalimin në raundin e dytë të Champions League.

Po ashtu do të kërkojnë edhe hakmarrjen, pasi tifozët boshnjakë nuk reshtën thirrjet antishqiptare, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Kjo është arsyeja pse UEFA e cilëson ndeshjen e kthimit si të rrezikshmërisë së lartë dhe ka vendosur një gjyqtar ekspert si italiani Mareska.

Për skuadrën e drejtuar nga Tetova ka dy mungesa të sigurta sot, pasi Zejnullai dhe Ndreca u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e parë.

egnatia tifozët rrogozhinas

Lini një Përgjigje