
Egnatia ia del të mbajë gjallë ëndrrën kualifikim. Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në barazim 1- dhe rrogozhinasit do t’i thonin lamtumirë Champions League për të vazhduar aventurën në Ligën e Konferencës, gjetën golin e fitores që dërgoi ndeshjen në shtesa.
Takimi u ndërpre në minutën e 12 për shkak të koreve raciste në tribuna, ndërsa 2 minuta më vonë gjyqtari Mareska rifllioi ndeshjen, teksa në altoporlant tifozët u paralajmëruan se në rast të thirrjeve me sfond nacionalist apo racist, ndeshja do të pezullohej.
Rrogozhinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16, pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu, i cili dërgoi topin në rrjetë me gjuajtjen e tij.
Në minutën e 30, skuadra boshnjake u kundërpërgjigj, duke barazuar shifrat. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ishte e pafat, teksa pësoi gol nga hiçi! Topi nga qendra e mesfushës shkoi te Lukiç i cili shmangu tre lojtarë dhe falë një gjuajtje të devijuar gjeti rrugën e rrjetës.
Në minutën e 40, pas një goditje këndi, rrogozhinasit paten mundësinë të realizonin golin e barazimit pas një devijimi para portierit, por Herera largoi topin nga vija fatale.
Në minutën e 60, Lushkja lëshoi një predhë nga distanca, por e djathta e tij përfundoi jashtë ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 82, Egnatia gjeti edhe golin që i mbajti gjallë kualifikimin historik. Aleksi në krahun e djathtë bëri një aksion spektakolar dhe pasoi për Xhoel i cili shtyu topin në rrjetë.
Lini një Përgjigje