TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 16:22

Lamin Jamal një diamant i vërtetë, talenti spanjoll bëhet lojtari më i vlefshëm te Barcelona

Shkruar nga Pamfleti

Lamin Jamal një diamant i vërtetë, talenti spanjoll bëhet

Lamin Jamal padiskutim ishte një nga yjet e Kampionatit Europian. 17-vjeçari që theu rekorde në “EURO 2024“, konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj, të shumtë janë ata që mendojnë se ai do të jetë pasardhësi i Lionel Mesit.

Me paraqitjet fantastike që bëri me Spanjën vlera e Lamin ëhstë rritur shumë. 17-vjeçari tani kushton 120 milionë euro, 30 milionë vlerë më shumë se sa e kishte para “EURO 2024”.

Në këto kushte, Jamal shndërrohet në lojtarin më të vlefshëm të Barçës, duke kaluar 90 milionët e Gavi.

E ardhmja e futbollit duket e sigurt, shifrat e thonë diçka të tillë. Te katalanasit janë të bindur se kanë një diamant në skuadër, nga i cili vështirë se do të heqin dorë, edhe nëse në skuadër vijnë oferta marramendëse.

lamin jamal talenti spanjoll barcelona

Lini një Përgjigje