TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 15:38

Armando Broja gati të bëhet “shenjtor”, klubi i njohur europian përgatit rikthimin e sulmuesit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja gati të bëhet “shenjtor”, klubi i njohur

Armando Broja vazhdon të jetë në qendër të merkatos. Për sulmuesin shqiptar ka interes nga disa ekipe në Premier Liga, Seria A dhe Bundesliga.

Skuadra e fundit që tashmë ka shfaqur interes për të është Sauthemptoni. Drejtuesit anglezë po mendojnë rikthimin e Brojës në ekip, pasi me “Shenjtorët” pati sezonin më të mirë në karrierën e tij në sezonin 2021-2022.

Sipas “Sky Sport”, Sauthemptoni është në “pole –position” për të siguruar shërbimet e Brojës. Broja shikohet si lojtari ideal për të zëvendësuar Adams, pasi këtij të fundit i ka përfunduar kontrata dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Kujtojmë se gjatë aventurës së parë të tij te Sauthemptoni, 22-vjeçari ia doli të shënonte 9 gola, duke kaluar një sezon fantastik nën drejtimin e Ralph Hasenhuttl. Çelsi që zotëron kartonin e lojtarit, dëshiron jo më pak se 35 milionë euro, shifër kjo që pritet të ulet pas bisedimeve mes dy klubeve.

armando broja sulmuesi shqiptar sauthempton

Lini një Përgjigje