TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 17:52

Anglia ndau rrugët me Sauthgejt, një gjerman del në skenë si pasues i teknikut të “3 luanëve“

Shkruar nga Pamfleti

Anglia ndau rrugët me Sauthgejt, një gjerman del në skenë si

Anglia ndau rrugët me trajnerin Garet Sauthgejt, pas përfundimit të Europianit. Humbja në finalen e madhe të “EURO 2024” solli divorcin mes palëve, me Federatën e Futbollit që tashmë ka nisur nga puna për gjetjen e një tekniku të ri.

Në korridoret e zyrave flitet për shumë emra, por së fundmi në skenë ka dalë Joachim Low. Trajneri gjerman është pa punë, që prej 3 vitesh, kur drejtonte Gjermaninë. Lëv pëlqehet nga drejtuesit britanik, duke marrë parasysh përvojën e tij të madhe ndërkombëtare me Gjermaninë.  Ai udhëhoqi këtë përfaqësuese në vendin e tretë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ku mundën Anglinë 4-1. Një fakt që shtyn akoma më shumë drejt marrvëshjes, ka të bëjë me pagën.

Sauthgejt fitonte 5 milionë funte në vit, Lëv fitoi vetëm gjysmën e kësaj shume në kontratën e tij të fundit me DFB. Gjithsesi, gjithçka për momentin është në kuadrin e një hipoteze, pasi bisedimet do kërkojnë kohën e tyre. Një gjë është e sigurt, Anglia kërkon që të zgjidhë çështjen e trajnerit, në mënyrë që të ketë kohën e duhur për t’u njohur me skuadrën.

Emra të tjerë të përfolur për të marrë drejtimin e “3 luanëve” janë Pep Guardiola, apo edhe Edi Hau. Synimi është gjetja e akordit me një trajner, i cili mund të dërgojë kombëtaren në majën e futbollit europian.

anglia hoakim lëv trajneri gjerman

Lini një Përgjigje