
Maldini Kacurri ka bërë hapin e madh në karrierën e tij. Lojtari shqiptar ia ka dalë të firmos me Arsenalin.
18-vjeçari në këtë mënyrë do të mbajë veshur fanelën e “Topçinjve”. Kacurri ka firmosur kontratën e tij të parë profesioniste, ndërsa do të luajë për ekipin U-21. Shqiptari shpreson të bëjë paraqitje pozitive me ekipin U-21 për të tërhequr më pas vëmendjen e Mikel Artetës, për ta përfshirë në ekipin e parë.
Kacurri luan si qendërmbrojtës dhe ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me londinezët, pra deri më 30 qershor 2029. 18-vjeçari është një pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares U-19.
???? Maldini Kacurri (18/CB/????????) recently signed his first professional contract with Arsenal FC!
— Youth Scout1ng (@YouthScout1ng) July 18, 2024
Widely regarded as Albania's premier centre-back prospect, the youngster made the switch to Arsenal's academy from Fulham in mid-2022.
????️ @dringashi98 pic.twitter.com/gCq1XNX4bk
Lini një Përgjigje