TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2024, 18:35

Pritja më e bukur në “EURO 2024“, gardiani kuqezi përzgjidhet nga UEFA për çmimin individual

Shkruar nga Pamfleti

 

Pritja më e bukur në “EURO 2024“, gardiani kuqezi

Tomas Strakosha, njeriu që thuajse nuk e pa fushën me sy gjatë sezonit të kaluar, jo vetëm që bindi në portën e kombëtares shqiptare, por është përzgjedhur si njëri nga më të mirët e Evropianit.

UEFA ka nisur anketat për numrat 1 në çdo aspekt, që nga ndeshjet, golat, asistet, por edhe paraqitjet e portierëve.

Strakosha, që bëri 8 pritje në sfidën kundër Kroacisë në “EURO 2024“, u përzgjodh për një tjetër kulm.

UEFA ndau veç atë që ai bëri në sfidën e parë të turneut për “Kuqezinjtë”, atë ndaj Italisë, kur devijoi mrekullisht drejt shtyllës gjuajtjen e “fantazistit”, Davide Frattesi.

Natyrisht, Strakosha do të ketë konkurrencë për të fituar si portieri me pritjen më të bukur.

UEFA ka përzgjedhur edhe 9 pritje të tjera të magjishme, siç është edhe devjimi i Gianluigi Donaruma, në ndeshjen e Italisë kundër Spanjës në grup.

Pritjen e penalltisë së Cristiano Ronaldo nga “gardiani” i Sllovenisë, Jan Oblak, një pritje të “numrit 1” të Polonisë, Vojshe Shezni, në sfidën kundër Austrisë, pritjen e portierit të Zvicrës, Jan Somer, ndaj Deklan Rajs të Anglisë në çerekfinale.

Reagimin e portierit të Serbisë ndaj goditjes me kokë të Herri Kejn në fazën e grupeve, apo reflekset e portierit të Holandës, Verbrugen, në përballjen çerekfinale të Evropianit kundër Turqisë.

Gjithsesi, besohet se favorit për të fituar “Dorezën e Artë” për pritjen më të bukur është portieri i Turqisë, Mert Gunok, që ndaloi në mënyrë të pabesueshme Austrinë që të barazonte rezultatin në sekondat e fundit të shtesës.

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare uefa

Lini një Përgjigje