
Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti po përjeton formën më të mirë në karrierë, 8 gola dhe 6 asiste në 25 prezenca të Championship në Angli me Bristol Sitin. Lojtari i Kombëtares e nisi vitin e 2026 me gol.
24-vjeçari ka kontratë me klubin në fjalë deri në verë, ndërsa ekziston mundësia që ai të largohet me parametra zero. Sipas raportimeve nga “Bristol City News”, bëhet me dije se një skuadër franceze, emri i së cilës nuk përmendet ka kërkuar informacion për sulmuesin shqiptar.
Interesimi në “letër” për shqiptarin nuk ka munguar, nga Premier Liga angleze e deri te Superliga greke, por ende pa bisedime konkrete mes palëve. Kartoni i Anis Mehmtit sipas “Transfermarkt” kap vlerën e 10 milionë eurove.
Lini një Përgjigje