TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 16:13

Manaj kërkon rikthimin te skuadra ku shënoi 30 gola, sulmuesi telefonoi presidentin dhe mori përgjigjen e pazakontë “me kusht”

Shkruar nga Pamfleti

Manaj kërkon rikthimin te skuadra ku shënoi 30 gola, sulmuesi

Rei Manaj është mërzitur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku aktivizohet me Sharjah dhe shpreson që të kthehet në Turqi. Lajmi është përhapur ditët e fundit në mediat turke, ku është mësuar për interesimin e futbollistit që të kthehet te Sivaspor, ku kaloi padyshim vitet më të mira të karrierës së tij.

Sulmuesi ishte transferuar pak muaj më parë në klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe kundrejt pagesës së 2 milionë eurove, por tani dëshiron të ndërrojë kampionat, për të kaluar te një më cilësor se ai ku gjendet aktualisht, ku gjithsesi nuk ia ka dalë të lërë shenjë me paraqitjet e tij.

Në Turqi kanë zbuluar disa detaje rreth mundësisë së kthimit te Sivaspori, teksa raportohet se sulmuesi ka qenë ai që ka kontaktuar drejtuesit e ish-klubit të tij.

Sipas burimeve në Turqi, Manaj telefonoi presidentin Ozçoban dhe i tha së kërkonte të kthehej. Presidenti iu përgjigj se klubi nuk mund të paguante për transferimin apo huazimin e tij. Ndaj vetëm nëse gjente vetë akordin për t’u larguar, Manaj ishte i mirëpritur në klubin e Sivasporit.

Siç dihet Manaj u largua nga Sivaspori në verën e kaluar dhe pas 6 muajsh kërkon sërish rikthimin. Me turqit luajti në 60 ndeshje dhe ia doli të shënonte 30 gola.

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje