TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 15:52

Lara Kolturi jashtë podiumit, skiatorja shqiptare renditet e 6-ta në slalomin gjigand në Kranjska Gora

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi jashtë podiumit, skiatorja shqiptare renditet e 6-ta në

Lara Kolturi e nis vitin 2026 në Skitë Alpine me një vend të gjashtë në Slalomin gjigant në Kranjska Gora, një disiplinë kjo që nuk është specialitet i saj duke e mbyllur garimin e saj në përfundim të të dy zbritjeve me kohën totale 2 minuta 1 sekondë dhe 17 të qintat.

Sportistja 19-vjeçare bëri një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë në Slalomin gjigant në ndalesën e radhës të Kupës së Botës në Kranjska Gora, teksa u rendit në vendin e tretë. Kolturi zhvilloi një garë shumë të mirë në këtë zbritje duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 1 sekondë e 75 të mijtat, 37 të qintat më shumë se fituesja e kësaj zbritjeje, Camille Rast, ndërkohë që e dyta u rendit amerikania Paula Moltzan. Lara Kolturi në këtë zbritje la pas emra të tillë si Mikaela Shiffrin, kryesuese e klasifikimit në këtë edicion të Kupës së Botës në Skitë Alpine, Julia Sheib apo Sara Hektor.

Ndërsa në zbritjen e dytë, Lara Kolturi e përshkoi pistën me kohën 59.42 sekonda duke u rendit e 10 për këtë zbritje, ndërkohë që koha totale e pozicionoi përfundimisht në vendin e gjashtë. Gara e slalomit gjigant në përfundim të dy zbritjeve u fitua nga Kamila Rast e ndjekur në vendin e dytë dhe të tretë nga Julia Sheib dhe Paula Moltcan, ndërsa Mikaela Shifrin e mbylli garimin në vendin e 5 me një kohë vetëm 3 të qintat më e shpejtë se Kolturi.

Vendi i gjashtë në garën e Kranjska Gorës i jep Lara Kolturit 40 pikë me 19-vjeçaren që shkon në kuotën e 402 pikëve në renditjen e përgjithshme në Kupën e Botës duke u ngjitur në vendin e 6, ndërkohë që në krye vazhdon të jetë Mikaela Shifrin me 743 pikë, e ndjekur nga Kamila Rast në vendin e dytë me 603 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Alis Robinson me 484. Këtë të dielë po në Kranjska Gora, Lara Kolturi do të garojë përsëri, por këtë radhë në disiplinën e slalomit special.

Lara Kolturi jashtë podiumit, skiatorja shqiptare renditet e 6-ta në

 

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje