
Ernest Muçi është “heroi” i Trabzonsporit, me të cilët po shkëlqen në Turqi. Golat dhe asistet e sulmuesit shqiptar i kanë siguruar pikë të rëndësishme skuadrës turke.
Paraqitjet e ish-it të Tiranës janë në nivelin e “yjeve” të Europës. Madje me statistikat e muajit dhjetor ecën krah për krah me Fil Foden dhe Kilian Mbape. Kjo pasi kanë arritur të shënojnë nga 4 gola, ndërsa më larg se Muçi qendrojnë Erling Haland, Ferran Torres, Ekitike dhe Herri Kejn, të cilët kanë shënuar nga 5 gola.
Statistika këto që tregojnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po bën një sezon fantastik dhe tashmë për të po flitet kudo.

Lini një Përgjigje