TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Dhjetor 2025, 18:37

I dha Çelsit fytyrë të re që kur mori drejtimin e ekipit, Enzo Mareska rrezikon shkarkimin; londinezët i vendosin ultimatum

Shkruar nga Pamfleti

I dha Çelsit fytyrë të re që kur mori drejtimin e ekipit,

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuthin ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska, që rrezikon shkarkimin.

Klubi raportohet se do i japë afat Mareskës edhe muajin janar. Në rast se nuk rikthehen rezultatet pozitive, atëherë ndarja është e pashmangshme.

Mareska ndryshoi Çelsin, që nga korriku i vitit 2024 kur iu besua detyra. Po ashtu gjatë kësaj kohe, emri i tij është lakuar te Mançester Siti.

Kontrata e 45-vjeçarit italian përfundon në vitin 2029. Megjithatë, në Angli është parë që shkarkimet kthehen në normalitet kur projekti prishet.

enzo mareska trajneri italian çelsi

Lini një Përgjigje