
Pas humbjes 4-1 ndaj Arsenalit në ditën e parafundit të vitit të kaluar, Aston Vila zbriti sot në fushë për herë të parë për vitin 2026. Ekipi i drejtuar nga Unai Emeri ka mposhtur Notingam Forest me rezultatin e pastër 3-1 në “Villa Park”.
Sfida u zhbllokua në minutën e parë dhe të vetme të pjesës së parë, ku pas një aksioni të bukur dhe asistit të të zakonshmit Morgan Roxhers, ishte Oli Uotkins që dërgoi topin në rrjetë me një super goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në fillim të pjesës së dytë, pas një kundëruslmi të shpejtë, Xhon MekGin dyfishoi shifrat me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Meti Kesh.
Në minutën e 61, Notingam Forest ngushtoi shifrat me një aksion model dhe finalizimin perfekt të Morgan Gibs-uajt. Në minutën e 72 ishte sërish skocezi, Xhon MekGin, i cili këtë herë shënoi nga distanca pas daljes së gabuar të portierit mik dhe asistit perfekt të Juri Tielemans.
Aston Vila fiton 3-1 dhe momentalisht mban vendin e dytë në Premier Ligë pas 20 ndeshjesh, me 42 pikë, tri pikë më pak se Arsenali i vendit të parë.
Lini një Përgjigje