TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 17:17

Armando Broja revoltohet me arbitrin anglez, nuk ndëshkoi me karton futbollistin kundërshtar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja revoltohet me arbitrin anglez, nuk ndëshkoi me karton

Po luhet pjesa e parë mes Brajtonit dhe Bërnlit, e “gozhduar” në shifrat 1-0, me golin e Ruter në minutën e 29. Ndeshja e javës së 20 në Premier Ligë nisi me duele të forta dhe përplasje të ashpra.

Në minutën e 2, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja u vu në lëvizje për të fituar topin e parë ndaj mesfushorit Jasin Ajari. Në kushtet kur suedezi e pati të pamundur në duel shpejtësie me Brojën, zgjodhi “rrugën” më të thjeshtë, ndërhyrjen nga prapa.

Edhe pse arbitri Tim Robinson e pati pamjen e qartë, sinjalizoi vetëm faull, asnjë ndëshkim ndaj suedezit Ajari. Kjo situatë bëri që 24-vjeçari shqiptar të revoltohej dhe të shpërthente ndaj arbitrit kryesor.

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

Lini një Përgjigje