TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 17:38

Asllani në muajt e fundit të huazimit te Torino, Interi planifikon të ardhmen e mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Asllani në muajt e fundit të huazimit te Torino, Interi planifikon

Kristjan Asllani ka rigjetur veten te Torino në këtë sezon. Mesfushori shqiptar siç dihet luan si i huazuar te “granatat“, me këta të fundit që kanë opsion blerjen e kartonit nga Interi në fund të këtij sezonit.

Lideri i Kombëtares shqiptare tashmë ka hyrë në muajt e fundit të huaizmit dhe pavarësisht se jemi në merkaton e janarit, vera vjen shpejt dhe ka nisur të flitet sërish për të ardhmen e tij. Tek Interi po planifikojnë tashmë se çfarë do të bëjnë me lojtarët e huazuar, ku mes tyre bën pjesë edhe titullari kuqezi.

Sipas mediave italiane zbulohet se zikaltërtit do të tentojnë me çdo kusht shitjen e Asllanit në merkaton e verës. Nëse Torino nuk shfrytëzon mundësinë e blerjes së kartonit të mesfushorit, Interi do të shikojë një tjetër destinacion për shqiptarin për ta shitur përfundimisht. Gjithsesi mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet deri në fund të qershorit dhe ku do të jetë e ardhmja e titullarit të Kombëtares shqiptare. 

kristjan asllani mesfushori shqiptar torino inter

Lini një Përgjigje