
Akil Gjakova nuk ia ka dalë që të shkojë më tej se gjysmëfinalja në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Si fillim, xhudisti shqiptar që garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti kundërshtarin brazilian, Daniel Cargnin, me Ippon. Më pas, në raundin e dytë, Gjakova fitoi kundër austriakut Samuel Gassner, po përsëri me Ippon.
Në çerekfinale, xhudisti nga Peja u përball me italianin Manuel Lombardo. Koha e rregullt u mbyll pa fitues, teksa Akil Gjakova triumfoi në Golden Score. Kjo bëri që Gjakova të kalonte në gjysmëfinale.
Në këtë fazë, xhudisti shqiptar u ndesh me azerin, Hidayat Heydarov. Përballë xhudistit nga Azerbajxhani, Gjakova pësoi humbje në Golden Score. Megjithatë, xhudisti shqiptar bëri një paraqitje dinjitoze.
Tashmë, Akil Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë olimpike. Kosova ka katër medalje olimpike, të gjitha nga xhudistet.
Lini një Përgjigje