TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2024, 16:51

Franko Burraj merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, atleti shqiptar me synime të qarta në Paris

Shkruar nga Pamfleti

Franko Burraj merr pjesë për herë të parë në

Atleti shkodran i Vllaznisë, Franko Burraj përpara nisjes drejt Olimpiadës së Parisit ku do të garojë në garën e shpejtësisë të 100 metrave për të përfaqësuar Shqipërinë thotë se pjesëmarrja për herë të parë në Lojërat Olimpike për të është një emocion i madh. Burraj në këtë Olimpiadë pretendon të thyej rekordin kombëtar në garën e 100 metrave që e mban atleti i mirënjohur Arben Makaj. Edhe pse 100 metërshi nuk ështëi tiji, Burraj tregon se përse nuk merr pjesë në garën e 400 metrave, ku ka konkuruar gjithmonë.

Kualifikimin në raundin e dytë në Lojërat Olimpike e sheh të vështirë për shkak të kundërshtarëve të fortë në garën e 100 metrave dhe faktin se nuk është gara e tij.

Në Lojërat Olimpike trajneri i Burrajt, Bruno Rrotani nuk do të marrë pjesë për mungesë kuotash nga Federata Botërore e Atletikës. Për trajnerin dhe sportistin e tij kjo mund të jetë një minus i madh që mund të ndikojë edhe në rezultat.

Për atletin shkodran mungesa e një stërvitje të duhur në dimër është problem, ndërsa për trajnerin Rrotani fakti që Burraj nuk ka një sponsor edhe pse ka kohë që e kërkon për ta mbështetur, e penalizon në marrjen e suplementeve të duhura për një formë sportive sa më të mirë, siç e kanë gjithë sportistët e rajonit dhe më gjërë.

Dy atletët Franko Burraj dhe Luiza Gega nuk morën pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike ashtu si sportistët e tjerë shqiptar, por në Shkodër kjo mbetet një enigmë thotë trajneri Rrotani, i cili nuk e di arsyen përse sportisti i tij mungoi.

Franko Burraj është një prej atletëve më të mirë shqiptar dhe bashkë me Luiza Gegën dhe sportistët e tjerë do të tentojnë rezultate sa më të mira në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

franko burraj atleti shqiptar lojërat olimpike

Lini një Përgjigje